28.3 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Mbeturinat në kryeqytet, Hoxha kritikon Perparpim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar ndaj gjendjes së mbeturinave në Prishtinë, duke kritikuar kryetarin e komunës, Përparim Rama. Sipas saj, Rama e ka ka bërë Prishtinën “berllog”:

Përparim Rama një gjë të thjeshtë nuk e ka kuptu në këto vite në qeverisje…

Ai nuk është arkitekti i qytetit.

Ai është kryetari prejt të cilit pritet të menaxhoj qytetin, të mirëmbajë qytetin, të zhvilloj qytetin dhe t’i zgjidhë problemet e qytetit.

Qyteti i Prishtinës nuk mund të trajtohet si fletë e bardhë mbi të cilën Rama vazhdon e vizaton andrra e ambicie personale.

Qyteti i Prishtinës është vendi ku andrra e përpjekje të qytetarëve të Kosovës kanë shënuar historitë e sukseset edhe në kohet më të vështira.

E ai, po i mbytë andrrat e qytetarëve në këtë qytet përditë.

E ke bo bërllog kryetar. BËRLLOG.

Jo veç qytetin e Prishtinës por e ke njollosë edhe respektin për arkitektin.

Të ngjashme

Të fundit