Periudhën e adoleshencës që Arjola Demiri po kalon tani me fëmijët e saj e përshkruan në “Rudina” në Tv Klan si një ndër më të vështirat.
Lidhur me temën e lejes së lindjes, Arjola shprehet se është bërë nënë kur ishte ende studente dhe pavarësisht se tani mendon që ka bërë zgjedhjen më të mirë duke qëndruar me fëmijët, asokohe dëshironte që paralelisht edhe të punonte.
Arjola Demiri: Unë kam qenë studente, kam qenë në vitin e katërt kur kam ngelur shtatzënë me Helgën, në universitet. Rubini ka ardhur direkt shumë afër, mbrapa…
Rudina Magjistari: S’ke qenë në marrëdhënie pune në atë periudhë.
Arjola Demiri: Nuk kam qenë në marrëdhënie pune, por di të të them që e kam vuajtur shumë këtë pjesën që nuk isha në marrëdhënie pune, doja t’i bëja të dyja paralelisht.