2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Mbështetje të menjëhershme për gastronominë, Haradinaj prezanton planin me gjashtë pika

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot një pakete gjithëpërfshirëse reformash për gastronominë, që parasheh mbështetje të menjëhershme për këtë sektor. Në një takim me përfaqësues të gastronomisë, u prezantuan masa konkrete që synojnë lehtësimin e barrës fiskale dhe përmirësimin e kushteve të operimit për bizneset e këtij sektori.

Gastronomia është një shtyllë vitale e ekonomisë sonë dhe meriton mbështetje të menjëhershme,” u shpreh Haradinaj, duke prezantuar planin që parasheh uljen e TVSH-së në 8% për katër vitet e ardhshme. Kjo masë shoqërohet me reduktimin e tarifave në produktet bazë dhe uljen e normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9%.

Lideri i koalicionit për Kosovën Fituese prezantoi gjithashtu një sistem inovativ të pagesave tatimore me këste, si dhe ndryshime në Ligjin për Zhurma që do të sigurojnë mbrojtje më të mirë për bizneset. Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe rregullimit të çështjes së duhanit përmes sistemit FUMAR, që parasheh zona të ndara dhe tarifa të përcaktuara qartë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit