16.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

“Mbështetja e heshtur” e Bedri Hamzes për Ramiz Lladrovcin

- Advertisement -

Shkruan: Afrim Kasolli

Prej se ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, thujase ka qenë i tërhequr. Me perjashtim të pjesëmarrjes në një debat televiziv, si dhe promovimit të disa investimeve në qytetin e Mitrovicës, Bedri Hamza nuk është dalluar me ndonjë rol tjetër publik në sytë e opinionit. Përjashto ekspozimin e tij më të hapur sot në tubimin përmbyllës në qytetin e Mitrovicës. Mbase prapa perdeve ka mundur ta ketë një funksion tjetër, por kjo është tjetër gjë.

Deri dikund edhe është normale që Bedri Hamza të ketë qenë më i fokusuar në Komunën e Mitrovicës. Sepse fitorja e Arian Tahirit, do ta legjitimonte trashëgiminë e tij politike

Mirëpo, duke qenë se ai ishte kandidati i PDK-se per kryeministër dhe pa kandidaturen e tij është iluzion të mendohet se kjo parti do t’i siguronte edhe ato vota që i ka siguruar, prezenca e tij edhe në komuna tjera nuk do të ishte kurrfarë anomalie, sepse ne fund te fundit projekti ekonomik i kësaj partie lidhet me emrin e tij. Në fund të fundit është alogjike qe të ketë dallime radikale ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal sa i përket projeksioneve për zhvillim ekonomik që e propozon një subjekt politik.

Ndërkohë, disa burime tregojnë se ka pasur interes nga kandidatët e PDK-se për kryetarë që që ta kenë afër atë veçanërisht kur eshte diskutuar për tema ekonomike. Mirëpo, nje kërkesë e tillë nuk është pranuar nga figura të caktuara në krye të PDK- se me arsyetimin se ai është i koncentruar në komunën që aktualisht ende e drejton dhe nuk ka kohë të humb me qytetet tjera.

Por, paradoksalisht burime tjera tregojnë që ata që kanë qenë kundër këtij opsioni, në anën tjetër kanë kërkuar nga Bedri Hamza që t’i dalë në mbështetje kandidatit të PDK-se për kryetar të Komunes së Drenasit, Petrit Hajdari. Ashtu sikur bie fjala kemi pasur rastin ta shohim me angazhimin e Bajrush Xhemailit. Por thuhet se i njëjti e ka refuzuar këtë kërkesë. Dhe nuk ka pranuar që të bëhet pjesë e lojrave të brendshme që ndikuan në eliminimin e kryetarit aktual të Drenasit nga gara edhe për një mandat nën logon e kësaj partie.

Sidoqoftë, kur marrim parasysh faktin se Bedri Hamza kishte votuar në kryesi kundër zëvendësimit të Ramiz Lladrvocit me shokun e “studimeve” të ish-Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-se, Abelard Tahiri, si dhe mos pajtimin e Bedri Hamzes për solidaritet publik me Petrit Hajdarin, atëherë këtë akt mund ta interpretojmë edhe si “mbështetje të heshtur” politike për kryetarin aktual të Komunes së Drenasit. Pra kjo heshtja politike e tij flet më shumë se sa zhurma e të tjerëve.

Por situata qartësohet me shumë edhe nga një fakt tjetër. Qe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi
si dhe ai i ish-kryetarit Kadri Veseli, nuk janë parë publikisht për asnjë moment në mbështetje të Petrit Hajdarit në këtë fushatë elektorale. Kanë qenë thuajse indiferent me atë që ka ndodhur në Drenas. Dhe nuk është se të njëjtit nuk e kanë bërë me kandidate tjerë të këtij subjekti politik. Përkundrazi, e kanë shprehur solidaritetin e tyre publik.

Përfundimisht, Petrit Hajdari do ta kërkojë besimin e elektoratit të PDK-se në qytetin e Drenasit ditën e diel, me votën kundër në kryesi si dhe pa mbështetjen e hapur publike të Bedri Hamzes dhe i privuar të nga paktën nga një fotografi çasti me trashëgimtarët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Një dëshmi shtesë kjo që e përçon mesazhin se as liderët themeltare të PDK-se kanë mundur të mos jenë kundër Ramiz Lladrovcit.

Të ngjashme

Të fundit