Gazetari nga Shqipëria, Çim Peka, e ka lënë për pak kohë mbrojtjen e Sali Berishës, ish-kryeministrit shqiptar që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta mbrojtur kryeministrin kosovar Albin Kurtin.
Peka, i cili duket se ka një pasion të çuditshëm për mbrojtjen e personave që nuk i do fort SHBA-ja, tha se Albin Kurti nuk e ka asnjë meritë në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave. Por, sipas tij, meritë e Kurtit është se nuk u shantazhua nga ndërkombëtarët.
“Albin Kurti nuk ka asnjë meritë në këtë qeveri për plotësimin e kushteve të liberalizimit. Kosova i ka plotësu kriteret kohë më parë për të lëvizuar dhe qytetarët të jenë të lirë”, tha Peka në Pressing.
“Albin Kurti ka një meritë, Albin Kurti i bëri të qartë faktorit ndërkombëtar, e kam parasysh konferencën e shtypit të kryeministrit Rama me presidentin francez, se çfarëdo të bëni me liberalizimin e vizave në raport me negociatat, unë nuk shantazhohem dhe nuk lëshoj”, tha ai, i cili duket se ende nuk e di që Kurti e ka pranuar Zajednicën.
“Pra, e shkëputi si rrugë. Doni t’ua jepni kosovarëve liberalizimin e vizave, jepjuani – kushtet i plotësojnë, por mua nuk më kushtëzon dot me këtë”, u shpreh Peka.