3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Mbështetësi i VV, Uk Lushi përkrahë masat ekonomike të propozuara nga kryetari i PDK-së

- Advertisement -

Ish-luftëtari i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, njëkohësisht përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Uk Lushi i ka përkrahur sot haptas 5 propozimet e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për përballje me krizën ekonomike që u prezantuan sot.

Në një postim në Facebook, Lushi ka thënë votuesit do të ndërrojnë mendim, kur ta kuptojnë se kush është populist, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti.

“Pajtohem me 4 propozimet e para të PDK-së. Investimet në pensione nuk duhet të preken sepse kostoja është më e madhe se sa të merret hua. PDK e ka më mirë me këto propozime se sa VV që shpërndan paratë e taksapaguesve si vitra. Kësi idesh dhe prezantimesh duhen nga opozita. Votuesit do të lëvizin kur e shohin kush din e kush është veç populist”, ka shkruar Lushi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit