Profesori universitar, Bujar Dugolli, i cili njihet si mbështetës i VV-së dhe Albin Kurtit, ka dalë në mbështetje të protestës së 7 gushtit.
Ai ka kritikuar ata që po heshtin ndaj protestës kundër Gjykatës Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Dugolli ka shkruar se këtë gjë po e bëjnë ata njerëz që iu mundon lavdia personale.
“Kur mungon lavdia personale, lind nevoja për të baltosur lavdinë e tjetrit. Në Kosovë ekziston një kategori njerëzish që gjatë luftës zgjodhën të heshtnin, të qëndronin anash ose edhe të pozicionoheshin kundër lëvizjes çlirimtare. Sot, po ata ose fëmijët e tyre dalin pa asnjë pikë turpi dhe baltosin luftën më të drejtë të popullit tonë. Lind pyetja: Pse?”, ka shkruar, duke përmendu arsyet tjera.
“Sepse arsyeja është e qartë: ndihen fajtorë. Sepse kur fëmijët i pyesin: “Ku ishit ju gjatë luftës?”, nuk kanë përgjigje. Dhe në mungesë të lavdisë, fillojnë të përçmojnë sakrificën e të tjerëve, për të arsyetuar veten dhe për t’u dukur “të drejtë” në një histori që vetë e lanë bosh. Por historia nuk shkruhet nga ata që heshtën, sabotuan apo u rreshtuan në anën e gabuar të saj. Historia është shkruar dhe do të vazhdojë të shkruhet duke nderuar gjakun dhe sakrificën e atyre që i dolën zot Kosovës në ditët më të vështira”, ka shkruar ai.