3.5 C
New York
Thursday, December 25, 2025

Buy now

Mbesa e Salih Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin

- Advertisement -

Ajo ka thënë se gjyshi i saj kishte afër të gjithë përveç Calit që është në burgun e Hagës.

Postimi i saj:

Gjyshi na la…

Dhimbje që vështirë përshkruhet me fjalë.

Ai ishte më shumë se gjysh – ishte zemra e familjes sonë, streha ku gjithmonë gjenim ngrohtësi, fjalë të urta dhe dashuri pa kushte.

Çdo këshillë e tij, çdo shikim, çdo përqafim, sot na mungon më shumë se kurrë.

Me ikjen e tij, një pjesë e shpirtit tonë u shkëput.

Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin.

Lamtumirë gjysh.

Do të na mungosh çdo ditë, në çdo kujtim, në çdo lutje.

Të kujtojmë përherë gjysh, ashtu si në këtë foto, me buzëqeshje e të bashkuar.

Varrimi i gjyshit do të mbahet nesër, e premte, në orën 12:00, në fshatin Rimanishtë

Të ngjashme

Të fundit