8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mbesa 16-vjeçare e mbretit të kokainës surprizon me tentativën për t’u bërë ‘popstar’ (Foto)

- Advertisement -

Frida Sofia Guzman, mbesa 16-vjeçare e kreut famëkeq të trafikut të kokainës El Chapo, po tenton me të gjitha forcat ‘të çajë’ në skenën muzikore meksikane pas një performance para një ndeshjeje boksi të profilit të lartë, si dhe duke u shfaqur në një “reality show” të ndjekur në vend.

Frida Sofia Guzman është mbesa e ish-kreut të vrarë të kartelit famëkeq Sinaloa, Edgar Guzman Lopez, dhe stërmbesa e Joaquin Archivaldo Guzman Loera, 64 vjeçari i njohur ndryshe si ‘El Chapo’ që tashmë është i burgosur në Colorado, SHBA.

Frida Sofia, e lindur dhe ajo në shtetin veriperëndimor meksikan Sinaloa, mori pjesë në programin televiziv të talenteve ‘Tengo Talento, Mucho Talento’ (‘Unë kam Talent, Shumë Talent).

Ajo u rendit vetëm e treta në konkurim por pasioni i saj për muzikën ishte i qartë.

Frida ëndërron gjithashtu të bëhet modele dhe pëlqen të udhëtojë në Evropë dhe në shtetet amerikane.

Nëna e saj Frida Munoz Roman, është martuar tashmë me Julio Cesar Chavez Jr kur ish-partneri dhe babai i Frida Sofia, Edgar, u vra në 2008.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit