Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur mbërritjen e helikopterëve Black Hawk të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndikuar drejtpërdrejtë në “rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë.”
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, tha Edi Rama.