17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Mbërrin iOS 17: Ja modelet iPhone që nuk mund ta shkarkojnë

- Advertisement -

Ka ka mbërritur! Apple po lançon iOS 17 për të gjithë ditën e sotme. Edhe pse ka qenë e mundur shkarkimi dhe instalimi i versioneve eksperimentale të iOS 17 prej kohësh, tashmë mund të shkarkoni dhe instaloni versionin më të fundit të sistemit operativ mobile të Apple i cili është stabil.

Cilat pajisje mbështetin iOS 17?

iOS 17 funksionon në këtë pajisje:

  • iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro, iPhone 15 Pro Max
  • iPhone 14, iPhone 14 Plus, iPhone 14 Pro, iPhone 14 Pro Max
  • iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro, iPhone 13 Pro Max
  • iPhone 12, iPhone 12 Mini, iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max
  • iPhone 11, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max
  • iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR
  • iPhone SE (gjenerata e dytë)

Versioni i fundit i sistemit operativ lë jashtë iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus ose telefonë më të vjetër.

Ja sesi të instaloni iOS 17

Për të përditësuar iPhone në iOS 17:

  • Shkoni në Settings > General > Software Update
  • Nëse nuk vini re menjëherë përditësimin, prisni pak minuta. Nëse nuk shfaqet, duhet të provoni më vonë
  • Është e mundur që të pyeteni nëse dëshironi të përditësoni. Gjithësesi sapo të shikoni opsionet Install Now ose Download and Install, shtypni njërin prej butonëve
  • Me shumë gjasa do tu kërkohet të vendosni kodin e telefonit dhe të pranoni kushtet

Sapo instalimi të përfundojë do të priteni nga sugjerime për konfigurimin e telefonit. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit