Dëshmitari Jock Covey u pyet se gjatë kohës që ka shërbyer në Kosovë, kur mendon se ka përfunduar lufta në Kosovë.
Ai u shpreh se mendon që konflikti me marrëveshjen që serbët të tërhiqen, që siç tha, sa i kujtohet është nënshkruar në qershor.
“Sipas nesh, konflikti përfundoi me marrëveshje që serbët të tërhiqen, më duket së është nënshkruar me datën 20 qershor”.
“Zbatimi i këtij dokumenti i dha formë zyrtare përfundimit të këtij konflikti”, u shpreh tutje Covey.