21.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Mbappe tregon arsyen pse nuk ka mundësi që t’i bashkohet Arsenalit

- Advertisement -

Kylian Mbappe ka treguar pse nuk do të transferohet te Arsenali në sezonin e ardhshëm pasi një tifoz i ri i kërkoi atij t’i bashkohej Topçinjve.

Sulmuesi francez, i cili është gati të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit për të nënshkruar me Real Madridin, i shpjegoi të riut arsyen e saktë pse ai nuk do të nënshkruajë për gjigantët e Premier League në vend që të shkojë në La Liga.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, tifozi i ri përballet me 25-vjeçarin dhe i thotë: “Eja në Arsenal!”.

Mbappe u përgjigj duke qeshur: “Nuk ka mënyrë, nuk ka mënyrë”.

Më pas, tifozi e pyeti francezin se pse nuk do të vinte në Emirates, të cilës superylli i PSG-së iu përgjigj: “Është shumë ftohtë atje!”.

Saga e gjatë e transferimeve që rrethonte kapitenin e Francës mori fund muajin e kaluar kur ai informoi zyrtarisht klubin se do të largohet në fund të sezonit kur t’i përfundon kontrata aktuale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit