Kylian Mbappe është bërë sonte golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Francës.
Ai shënoi një gol në fitoren minimale 2:1 të Trekolorëve ndaj Islandës në kualifikimet për Botëror.
Mbappe-ja arriti në kuotën e 52 golave për dy herë kampionin e botës, dhe tani ka vetëm një emër tjetër përpara.
Ish-bashkëlojtari i tij, Olivier Giroud, qëndron i pari me 57 gola.