Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, e ka quajtur bekim mundësinë për të luajtur përkrah Lionel Messit te Paris Saint-Germain.
“Të luaja me Lionel Messin ishte një bekim. Nuk e prisja që do të luaja me të”, ka deklaruar Mbappe, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja për Real Madridin, dhe kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të luaja për Barcelonën.”