Kylian Mbappe shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren bindëse të Real Madrid ndaj Tirolit ndeshje miqësore.
Militao hapi serinë e golave, ndërsa Arda Guler goditi dy herë traversën dhe krijoi raste të shumta.
Mbappe shënoi një herë në pjesën e parë dhe sërish në të dytën pas një asisti nga Aurelien Tchouameni.
Rodrygo vulosi rezultatin në minutën e 81-të pas një kombinimi me francezin.