Real Madridi ka shënuar fitore të pastër 3:0 ndaj Valladolid, në një ndeshje ku shkëlqeu Kylian Mbappe me tre gola të shënuar.
Mbretërit tani janë në një seri shumë pozitive, duke fituar katër ndeshje radhazi në LaLiga dhe kanë krijuar një diferencë pikësh si lidere në elitën e futbollit spanjoll.
Ndeshja në Estadio José Zorrilla u karakterizua me shumë pak raste shënimi, por që skuadra e Carlo Ancelottit ishte konkrete.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 30-të, kur Kylian Mbappe realizoi për 1:0, pas asistimit të Jude Bellingham.
Në pjesën e dytë, kampioni në fuqi, i shënoi edhe dy gola të tjerë.
Zhvillohej minuta e 57-të, kur Rodrygo asistoi, ndërsa Mbappe e dyfishoi epërsinë e Mbretërve.
Ylli francez e kompletoi het-trikun e tij të parë me Real Madridin në minutat shtesë, kur u tregua i saktë nga penalltia, për rezultatin përfundimtar 3:0.
Pas kësaj fitore të Real Madridit dhe gabimit të Atletico Madrid, Mbretërit tani janë në vend të parë me 49 pikë pas 21 ndeshjeve, katër më shumë se rivali i qytetit.