7.9 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Mbappe po neglizhon Francën për Topin e Artë, zbulohet kushti që i ka vendosur Deschamps-it

- Advertisement -

Marrëdhënia e Kylian Mbappe me Francën mund të përkeqësohet pasi është zbuluar se sulmuesi e ka vënë kombëtaren e tij në plan të dytë.

Ylli i Real Madrid ka zemëruar francezët javën e kaluar pasi refuzoi grumbullimin me përfaqësuesit për ndeshjet e Nations League kundër Izraelit dhe Belgjikës, transmeton telesport.

Arsyeja për refuzimin e 25-vjeçarit kanë qenë problemet fizike, por tifozët francezë kanë pyetur veten nëse Mbappe po favorizon Los Blancos pra kombëtares duke parë se ai ka luajtur dy ndeshje me madrilenët pas dëmtimit.

Tani, sipas francezes Foot Mercato, Mbappe duket se i ka thënë trajnerit Deschamps se ai do të luajë vetëm ndeshjet e rëndësishme për Francën, sepse synon të fitojë Topin e Artë në 2025-ën.

Për shkak të rritjes së numrit të ndeshjeve që lojtarët janë detyruar të luajnë, lajmi thotë se francezi është i vendosur të ruajë formën fizike për Real Madrid-in dhe nuk ka rëndësi nëse kjo zgjedhje mund të përkeqësoje akoma më shumë marrëdhënien e tij me kombëtaren franceze.

Pavarësisht se nuk u grumbullua me Francën, Mbappe e ka marrë javën pushim dhe, siç ka bërë të ditur suedezja Aftonbladet, 25-vjeçari është parë duke festuar në Stokholm të enjten.

Megjithatë, duket se Real Madrid ka qenë në dijeni për udhëtimin në Suedi.

Mbappe do të kthehet në fushë me klubin e tij në ndeshjen e kampionatit kundër Celta Vigo-s më 20 tetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit