31.8 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Mbappe përfundon në spital, kjo është arsyeja

- Advertisement -

Superylli i Real Madridit, Kylian Mbappe ka përfunduar në spital.

Kjo për shkak të një gjendjeje të rënduar shëndetësore, e ku klubi zyrtarisht konfirmoi se sulmuesi francez po trajtohet për gastroenterit akut, një inflamacion i traktit të tretjes që po i shkakton dhimbje dhe dobësi.

Mbappé do t’i nënshtrohet testeve dhe trajtimeve të nevojshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e sëmundjes dhe për t’u rikuperuar sa më shpejt.

Sipas komunikatës së Real Madrid, klubi po ndjek me kujdes situatën dhe do të sigurojë që lojtari të marrë gjithë kujdesin e duhur.

Ky lajm ka shqetësuar tifozët dhe stafin, ndërsa pritet që Mbappé të mungojë në stërvitje dhe ndeshjet e ardhshme derisa të rikuperohet plotësisht.

Të ngjashme

Të fundit