5.3 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Mbappe në superformë, Real Madrid fiton 3-0 ndaj Athletic Bilbao

- Advertisement -

Në kuadër të javës së 15-të të La Liga, Real Madrid triumfoi lehtësisht si mysafir ndaj Athletic Bilbao, duke fituar me rezultat 3-0 në San Mames.

Ylli i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola spektakolarë dhe konfirmoi rolin e tij si lider i ekipit.

Në minutën e 7-të, Mbappe dribloi mbrojtësit dhe me një goditje të saktë nga jashtë zone kaloi Realin në avantazh 0-1.

Në minutën e 42-të, Eduardo Camavinga dyfishoi rezultatin 0-2, me një devijim të saktë me kokë pas asistit të Mbappes.

Në pjesën e dytë në minutën e 59-të, Mbappe vulosi fitoren me një goditje të fuqishme nga distanca, për rezultatin përfundimtar 3-0.

Real Madrid dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar shumë raste dhe duke mos i lënë mundësi Athletic Bilbaos të kërcënonte portën e Thibaut Courtois.

Me këtë fitore, Los Blancos mbeten në vendin e dytë në renditje, pas rivalit të përjetshëm Barcelona.

Të ngjashme

Të fundit