Sulmuesi Kylian Mbappe e ka pranuar se ky Kampionat Evropian për të ka qenë i dështuar, pas humbjes nga Spanja.
Franca kaloi në epërsi herët ndaj Spanjës të martën mbrëma, megjithatë “La Roja” e përmbysi për të avancuar në finalen e “Euro 2024”.
Mbappe përpos asistimit të bukur, bëri një paraqitje të zbehët ndërsa e ka pranuar se nuk ishte në nivelin e duhur.
“Në futboll je i mirë, ose nuk je. Unë nuk isha. Ky Kampionat Evropian për mua ishte dështim”.
“Doja të isha kampion i Evropës… tani do të shkoj në pushime, do të pushoj mirë, do të më bëj mirë dhe pastaj do të nis një jetë të re. Ka shumë gjëra për të bërë”, deklaroi ai.
Mbappe ka shënuar vetëm një gol në këtë Evropian, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë në ndeshjen ndaj Polonisë.
Ndërkohë, Spanja në finale do ta pres fituesin e gjysmëfinales tjetër Holandë – Angli.