Kylian Mbappe në konferencën për shtyp në kuadër të Ligës së Kombeve foli edhe një herë për fitoren emocionuese të PSG-së ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi 26-vjeçar tha se e kishte parë ndeshjen, dhe se ishte i lumtur për fitoren e ish-ekipit të tij.
“Isha i lumtur sepse mendoj se e meritonin. Isha pjesë e atyre viteve kur u përballëm me vështirësi. Kam kaluar nëpër çdo fazë të Ligës së Kampionëve përveç fitores, kështu që e di saktësisht se çfarë do të thotë”.
Mbappe duartrokiti fitoren e thellë 5-0 të ekipit në finale, duke nënvizuar se sa i jashtëzakonshëm është një triumf i tillë në Champions.
“Nga një perspektivë e pastër futbolli, ata ishin ekipi më i mirë në Evropë. Të shënosh pesë gola në një finale të madhe është diçka që nuk mbaj mend ta kem parë më parë. Titulli i tyre është 100% i merituar”, u shpreh Mbappe.