22.7 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Mbappé kalon Zidanen dhe Iscon në listën e golashënuesve të Real Madridit

- Advertisement -

Kylian Mbappé vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Real Madridit. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 4-1 të “Los Blancos” ndaj Levantes, në javën e gjashtë të La Ligës, duke çuar në 38 numrin e golave të tij në kampionatin spanjoll.

Me këto gola, 26-vjeçari kaloi emra të njohur të së kaluarës si Zinédine Zidane dhe Isco, të cilët kanë shënuar nga 37 gola secili, dhe tashmë renditet në vendin e 42-të në listën historike të golashënuesve të klubit, krahas legjendave si Luís Figo dhe Davor Šuker.

Lider absolut i kësaj liste mbetet Cristiano Ronaldo, me plot 311 gola në La Liga.

Ndërkohë, Mbappé ka arritur të pozicionohet në vendin e dytë në mesin e lojtarëve francezë që kanë luajtur ndonjëherë për Real Madridin në kampionat, duke lënë pas Zidane dhe duke ndjekur nga larg Karim Benzema, i cili kryeson bindshëm me 238 gola.

Fitorja ndaj Levantes shënoi suksesin e gjashtë radhazi për Real Madridin në këtë sezon të La Ligës, duke e mbajtur skuadrën madrilene në krye të tabelës me 18 pikë të plota.

Të ngjashme

Të fundit