21 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Mbappe i tejkalon Ronaldon, Benzeman dhe Raulin në Ligën e Kampionëve, por jo Messin

- Advertisement -

Kylian Mbappe ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e Ligës së Kampionëve, me sulmuesin e Real Madridit që është bërë futbollisti i tretë më i shpejtë që arrin kuotën e 60 golave në garën më prestigjioz evropian.

Francezit iu deshën vetëm 89 ndeshje për ta realizuar këtë arritje, duke lënë pas legjenda si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Raul Gonzalez, të cilët kishin nevojë për më shumë paraqitje për të shkuar në këtë shifër.


Real Madridi shënoi një fitore bindëse si mysafir kundër Kairat në Kazakistan, me rezultat 5-0, ku Mbappe shkëlqeu me një het-trik.

 Kylian Mbappe, sulmues i Real Madridit

Në këtë statistikë të veçantë, përpara tij qëndrojnë vetëm Robert Lewandowski dhe Lionel Messi, që arritën 60 golat në më pak ndeshje.

Aktualisht, Mbappe renditet i gjashti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Golat e tij janë të shpërndarë kështu:

  • 6 gola me Monacon
  • 42 gola me Paris Saint-Germain
  • 12 gola në vetëm 16 ndeshje me Real Madridin

Me këtë ritëm, ylli francez duket i destinuar të ngjitet edhe më lart në listën e sulmuesve më të mëdhenj të Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme

Të fundit