Kylian Mbappe i ka dalë në mbrojtje Vinicius Juniorit.
Viniciusi dhe disa lojtarë të Realit u fishkëllyen të shtunën në fitoren 2:0 ndaj Levantes.
Mbappe tha se tifozët kanë të drejtë të fishkëllejnë kur janë të pakënaqur, por duhet të kritikojnë të gjithë skuadrën dhe jo lojtarë të caktuar.
“I kuptoj tifozët”, tha Mbappe të hënën në konferencë për shtyp.
“I kuptoj plotësisht fishkëllimat, por nëse do ta bëjnë këtë, duhet të fishkëllejnë të gjithë skuadrën, jo vetëm disa lojtarë. Po luajmë të gjithë dobët”, ka theksuar ylli francez.
Shikuesit në stadiumin “Santiago Bernabeu” fishkëllyen shumë kur u thirr emri i Viniciusit para ndeshjes kundër Levantes. Ai mori fishkëllima nga shikuesit pothuajse rregullisht kur kishte topin






