19.9 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Mbappe flet për idenë që Zidane të drejtojë Francën

- Advertisement -

Didier Deschamps, do të tërhiqet nga posti i trajnerit të kombëtares së Francës pas Kupës së Botës verën e ardhshme.

Kjo do t’i japë fund një periudhe 12-vjeçare si trajner i “Les Bleus”. Federata Franceze e Futbollit ende nuk ka treguar se kush do ta pasojë Deschampsin, megjithatë ka qartë një favorit të madh. Zinédine Zidane nuk ka drejtuar asnjë skuadër që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021, dhe besohet se po pret pikërisht punën e trajnerit të Francës, pasi ka refuzuar disa mundësi për t’u rikthyer në stolin e një klubi.

Thierry Henry, pa e përmendur Zidane me emër, aludoi për emërimin e ish-mesfushorit të Real Madridit.

“Të gjithë e dimë kush do të jetë trajneri i ri. Ti e di, edhe unë e di. Dhe i uroj fatin më të mirë,” tha Henry.

Ndërkohë, Mbappe ka folur hapur tashmë për Zidane dhe lidhjet e tij me kombëtaren.

“Zidane është një histori që ndodh vetëm një herë. Ai është i vetmi në historinë e futbollit që mund të bëjë gjithçka. Mund vetëm ta admirosh madhështinë e tij. Askush nuk do të mund ta përsërisë, të ketë atë imazh: një epokë e veçantë, një imazh i veçantë, një lojtar i veçantë,” tha Mbappé në një intervistë për L’Équipe.

Për emërimin e Zizous si trajner i Francës, ai shtoi: “Është Zidane. Vetëm ai mund të thotë jo.”

Të ngjashme

Të fundit