25.9 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Mbappe flet për 55 milionë eurot e papaguara nga PSG

- Advertisement -

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe është përfshirë në një proces ligjor ndaj ish-klubit të tij, Paris Saint Germain, për pagesa të papaguara.

Francezi ka kërkuar 55 milionë euro, të cilat pretendon se i takojnë nga kontrata e tij me klubin francez.

Fituesi i Kupës se Botës 2018, ka sqaruar se nuk ka asgjë personale kundër PSG-së, por thjesht po kërkon atë që i takon ligjërisht.

“Është përgjegjësia ime sipas ligjit, është ligji i punës”, ka thënë fillimisht Mbappe për L’Equipe.

“Procedura dha përshtypjen se doja t’i dëmtoja PSG-së. Nënshkrova një kontratë pune. Doja vetëm të paguhesha. Nuk kam asgjë kundër PSG-së, e dua këtë klub, kam miq atje”.

“Por, është e vetmja mënyrë për të marrë atë që më detyrohen, diçka që e kam fituar me djersën e ballit tim. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, është prapëseprapë një punë”, përfundoi francez.

Të ngjashme

Të fundit