Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, i cili shënoi 31 gola në 34 ndeshje në La Liga për Real Madridin, fitoi çmimin “Këpuca e Artë Evropiane” për golashënuesin më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës.
Mbappe shënoi të dy golat në fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Real Sociedad të shtunën, duke e çuar atë dy gola më lart se Mohamed Salah, plot 31.
Salah shënuar 29 herë në 38 ndeshje për Liverpoolin, duke qenë më i miri në Angli.
Në vendin e tretë është sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili shënoi 27 gola për kampionët e rinj të Spanjës.
Ndërsa Harry Kane është i katërti me 26 gola për Bayern Munich, ku edhe fitoi titullin e kampionit.
Top 5 e mbyll sulmuesi i Atalantas, Mateo Retegui që kishte 25 gola në36 ndeshje.
12 golashënuesit më të mirë të 5 ligave më të mira për sezonin 2024/25
1/ Kylian Mbappe (Real Madrid) – 31 gola (34 ndeshje)
2/ Mohamed Salah ( Liverpool ) – 29 gola (38 ndeshje)
3/ Robert Lewandowski ( Barcelona ) – 27 gola (34 ndeshje)
4/ Harry Kane ( Bayern Mynih ) – 26 gola (31 ndeshje)
5/ Mateo Retegui ( Atalanta ) – 25 gola (36 ndeshje)
6/ Alexander Isak ( Newcastle ) – 23 gola (34 ndeshje)
7/ Erling Haaland ( Manchester City ) – 22 gola (31 ndeshje)
8/ Ousmane Dembele ( PSG ) – 21 gola (29 ndeshje)
9/ Serhou Guirassy ( Borussia Dortmund ) – 21 gola (30 ndeshje)
10/ Patrik Schick ( Bayer Leverkusen ) – 21 gola (31 ndeshje)
11/ Mason Greenwood ( Marseille) – 21 gola (34 ndeshje)
12/ Ante Budimir ( Osauna ) – 21 gola (38 ndeshje)