Kylian Mbappe do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Real Madridit për shkak të një problemi me gjurin, raporton L’Equipe.
Sulmuesi francez vazhdon të ketë dhimbje nga dëmtimi i dhjetorit dhe u detyrua të ndërpriste stërvitjen para sfidës së Ligës së Kampionëve kundër Benfica.
Mbappe do të mungojë në ndeshjen e sotme të UEFA Champions League, si dhe në dy duelet e radhës të La Ligës ndaj Getafe dhe Celta Vigo.






