5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Mbappe: Do ta zbuloj vendimin për të ardhmen para se të grumbullohem me kombëtare

- Advertisement -

Kylian Mbappe i ka dhënë ‘flakë’ thashethemeve për të ardhmen e tij.

Ylli francez i Paris Saint-Germain vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Mbappe u kërkua me ngulm gjatë verës së kaluar por PSG nuk e liroi. Ai mbetet pa kontratë në fund të sezonit. I pyetur për të ardhmen e tij, ai ka thënë se do të deklarohet shumë shpejt.

“Nuk mund të flas për të ardhmen time, por ju do ta mësoni shpejtë, është thuajse e vendosur”, ka thënë Mbappe.

“Ky nuk është momenti i duhur, por po, po… vendimi im thuajse është marrë. Do të njoftoj për të ardhmen time para se të grumbullohem me kombëtaren, në maj”, shtoi ai.

Te kampi i Real Madrid janë optimistë se lojtari do të kalojë në ‘Santiago Bernabeu’.

Lojtari do ta zbulojë të ardhmen e tij para datës 28 maj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit