Kylian Mbappe do të jetë trashëgimtari i fanellës me numrin 10 te Real Madrid.
Kjo u bë e ditur nga vet futbollisti përmes një postimi enigmatik në rrjete sociale, ku ai publikoi vetëm një numër: “10”.
Ky numër ishte mbajtur për gati një dekadë nga Luka Modriq, i cili mbylli zyrtarisht aventurën e tij në klub pas 13 sezoneve të suksesshme.
Pas largimit të kroatit, fanella me numrin 10 mbeti pa të zotin, por “Los Blancos” duket se e kanë gjetur pasardhësin.
Mbappe mbante numrin 9 gjatë sezonit të tij të parë në Real Madrid, por që nga kjo verë do të bartë numrin me të cilin udhëheq edhe Kombëtaren e Francës.
Ndërkohë, numri 9 mbetet i lirë ani dhe pritet të marrë një emër të ri gjatë verës.