Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos te Real Madridi.
Sonte sulmuesi shënoi një gol nga penalltia në fitoren 2:0 ndaj Sevillas në La Liga.
Mbappe shënoi golin e tij të 59-të brenda një viti në të gjitha garat me fanellën e Real Madridit.
Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Ronaldo, në 50 ndeshje kishte shënuar 59 gola brenda një viti.
Pra, dyshja Mbappe dhe Ronaldo tani bëhen dy lojtarët me më së shumti gola në histori të Real Madridit, brenda një viti kalendarik






