0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Mbajti pa dëshirë ish- bashkëshorten dhe dy vajzat e saj, arrestohet i dyshuari në Pejë

- Advertisement -

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshimtë në qytetin e Pejës

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i njëjti është akuzuar për veprat penale “Dhunë nё familje” dhe “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.

“Më datë 10 tetor 2022 rreth orës 18:00, Stacioni Policor Klinё, ka pranuar informacion nga Drejtoria e Zbatimit Ndërkombëtar tё Ligjit, (ILECU) DPP Prishtinë, se njё shtetase austriake sё bashku me dy vajzat e saj, ёshtё duke u mbajtur pa dëshirёn e saj nga ish-bashkёshorti nё shtёpinё e tij nё fshatin Sferkё-Klinё, i cili po ashtu dyshohet se posedon armё zjarri.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, policia njofton se gjatё bisedës me prindin e tё dyshuarit, i njëjti pranon se posedon njё armë, karikator i sё njёjtёs armё dhe dyzet e tre copё fishekё.

Ndërsa, viktima ёshtё intervistuar nё prezencёn avokatit mbrojtёs dhe pёrkthyesit ligjor dhe pas intervistimit me urdhër Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit