-0.7 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

Mbajtën peng për dy javë një kosovar, prangosen katër persona në Vlorë

- Advertisement -

Katër persona të dyshuar për pengmarrjen e një shtetasi nga Kosova janë kapur nga policia në Vlorë.

Policia e këtij qyteti ka njoftuar se të dyshuarit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe se i kërkonin atij 70 mijë euro.

Sipas raportimeve të Top Channel, ai është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë dyshohet se ndaj tij është ushtruar dhunë, transmeton Klankosova.tv

Poashtu, bëhet e ditur se motra e pengut, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.

Të ngjashme

Të fundit