Arlinda Pervetica është emri i ri që do t’i shtohet skenës sonë muzikore. Me prejardhje nga Prishtina, por me vendbanim në Berlin të Gjermanisë, Arlinda përveç së është këngëtare është tashmë njëra prej vajzave kosovare që ka bërë emër fillimisht në rrjetet sociale.
Qysh në vitin 2015 ajo filloi duke kënduar “cover” në gjuhën shqipe, gjë që bëri që ajo të krijojë një bazë të fansave të cilat e përkrahin edhe sot.
Vitin e kaluar ajo realizoi dy këngët e saj të para me tituj “S’ka pas dashni” dhe “Pluma”. Të dy këto këngë janë realizuar nga producent të njohur në Kosovë. Kënga “Pluma” ka më shumë se 231 mijë klikime në youtube kurse “S’ka pas dashni” më shumë se 144 mijë.
Pas suksesit të këtyre këngëve ajo është njoftuar me producentin numër një në Gjermani, Miksu. Kujtojmë se ky producent ishte ai që bëri të famshëm Loredanën.
Kënga “S’ka pas dashni”e Arlindës
Pikërisht me Miksun, Arlinda pritet që ta realizojë një album të tërë. Këngët e para të tij pritet që të lansohen në verë.https://www.youtube.com/embed/huhnE3296so
Kënga e dytë e Arlindës“Plumba”
Por, ajo nuk ndalet me kaq. Fotografitë e saj në Instagram (@arlindxa)pëlqehen nga qindra e mijëra njerëz, e ku ajo poston gjëra interesante nga udhëtimet e saj, marrja me sportin, pushimet dhe shijet e saj për modën. Kjo verë pritet të këtë kryefjalë emrin e saj.
Të gjitha këngët e Arlindës pritet që të publikohen në Fole Publishing, e cila kompani publikon këngët e Arlindës.