-3.7 C
New York
Saturday, December 27, 2025

Buy now

Mbajeni frymën: Pas Kurtit i qitet këngë edhe Faton Pecit e Agim Bahtirit – “Ani brez pas brezi, oh trim mas trimi”

- Advertisement -

Kandidati i VV-së për deputet, Agim Bahtiri, mbrëmë ka organizuar një tubim me mërgatën në Mitrovicës.

Pas darkës së shtruar, Bahtiri kishte planifikuar edhe muzikë “live” për t`i argëtuar mysafirët.

Në një video të publikuar në profilin e Bahtirit në “Facebook”, këngëtari dëgjohet duke i kënduar organizatorit të tubimit.

Këngën e njohur popullore “Ani moj Kosovë, oj moj bukuroshe”, këngëtari ia përshtat disa zyrtarëve të lartë të VV-së.

Fillimisht, këngëtari përmend komandantin legjendar Adem Jasharin dhe liderin e VV-së, Albin Kurti.

Më pas, ai e këndon kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci dhe kandidatit të VV-së për deputet, Agim Bahtiri.

Ani se me radhë o kush vjen me i treti, o në Mitrovicë vjen mor Faton Peci”, këndon këngëtari.

Më pas, vijnë vargjet për ish-kryetarin Bahtiri.

Ani brez pas brezi, oh trim mas trimi, ani prej Gushavcit vjen Agim Bahtiri”, këndon këngëtari.

Kurse, Bahtiri ngrit lartë gishtin tregues kur e dëgjon emrin e tij.

Këngën për Pecin dhe Bahtirin mund ta dëgjoni në videon më poshtë nga minuta 5:50.

Në videot e publikuara nga Bahtiri askush prej të pranishmeve nuk kishte marrë me vete gomat për të festuar, ashtu siç kishin bërë për fitoren e Faton Pecit në Mitrovicë.

Ata argëtoheshin duke kënduar dhe vallëzuar, derisa shumë prej tyre mbanin veshur bluza me numër të Agim Bahtirit

Të ngjashme

Të fundit