Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. Madje, sipas tij, ish-emisari, Richard Grenell, fshiu postimet kundër Kurtit, pasi “u pa si aleat i besueshëm i ShBA-së”.
Sipas tij, Kurti e Trump kanë edhe të përbashkta. Avdyli s’u ndal me kaq, ai u shpreh se “Albin Kurti është një Trump i Kosovës”.
“Jo jo s’u konsultu me Kurtin (qesh), nuk e di, nuk e di, nuk e di pse Grenell i fshini qato mesazhe qato statuse që i ka shkru. I ka fshi kundër Albinit, e kanë pa edhe ShBA-të që Albini është aleat i besueshëm. Kurti edhe Trumpi kanë dy gjëra të përbashkta, Trumpi e ka vendosë Amerikën të parën, Kurti e ka vendosë kosovën të parën. Albin Kurti është një Trump i Kosovës.” – tha ai në “DPT te Fidani”.
Vlen të theksohet se Kurti në vazhdimësi ka kritikuar politikat e Trumpit.
Madje, nëpër intervista në media ndërkombëtare, para fitores së Trump, Kurti kishte thënë se rikthimi i mundshëm i tij “pritert me ankth”.