![Mbajeni frymën: Deputetja e VV-së 11 ditë të janarit i vlerëson “më shumë” se ç’është bërë prej 2008 më 2019 Mbajeni frymën: Deputetja e VV-së 11 ditë të janarit i vlerëson “më shumë” se ç’është bërë prej 2008 më 2019](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/09/gdfgdg.jpg)
Deputetja thuajse “incognito” e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, me ç’duket ka pësuar një ekzaltim me pranimin e pasaportave nga Spanja – si pasojë e heqjes së regjimit të vizave nga unioni njëzet e shtatë shtetësh – dhe një ujdi me Arabinë Saudite për udhëtim pa regjim vizash. Këto dy zhvillime për 11 ditë ajo i quan punë më të madhe se sa që është bërë 11 vite nga qeveritë paraprake (qeveria e fundit paraprake duke qenë më 2019).
Vetëvendosja është në pushtet praktikisht që nga 8 tetori 2019, që i bie qe 5 vite, dhe prapa atyre 5 viteve, 11 vitet “e qeverive paraprake” i bien deri më 2008, që është shpallja e shtetit të pavarur; njohja e mbi 117 shteteve, anëtarësimi në organizata prej më të rëndësishmeve ndërkombëtare; FSK-ja ushtri, e panumër arritjesh tjera me peshë madhore – që jo me doemos kanë tiketë partiake, por që janë shtetërore e të të gjithëve.
Por, kaq për logjikën e shkrimit të saj, të cilën po ua përcjellim të plotë:
Janari, i mbari!
Jemi vetëm në ditën e 11 të vitit 2024, por që ka pasur zhvillime më shumë se përgjatë 11 viteve të qeverive të kaluara! 🙂
#QeveriaKurti