10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Mbahu, nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë” -Bedri Hamza bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Nju-Jork

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza i cili po qëndron në ShBA që disa ditë, ka bërë homazhe tek varrezat e vëllëzërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut.

“Tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar. Ata janë urë e përhershme e lidhjes ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës, të cilën ne e kemi obligim ta ruajmë”, ka shkruar ai ndër të tjera në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

“Mbahu, nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë”, këto vargje të Nolit kanë kumbuar në zemrat tona që një shekull. Ato ishin thirrje e zëshme edhe gjatë luftës në Kosovë kur Ylli, Mehmeti, Agroni dhe djemtë e vajzat e batalionit “Atlantiku” braktisën jetën e mirë në Amerikë për të luftuar për atdheun e tyre. Me bashkëluftëtarin e tyre, Uk Lushin, sot bëmë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut.

Tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar. Ata janë urë e përhershme e lidhjes ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës, të cilën ne e kemi obligim ta ruajmë.

Si kryeministër do ta kërkojë pareshtur drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit