Gazeta SCANNER të martën ka mbajtur sesionin e dytë të trajnimeve në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili financohet Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Sesioni i dytë i trajnimit me titull: “Mbrojtja kundër diskriminimit të komuniteteve: Korniza ligjore dhe sfidat” është mbajtur në Fushë Kosovë. Ky trajnim është mbajtur trajneri Dardan Berisha.
Pjesë e këtij trajnimi ka qenë edhe zëvëndëskryesuesi për Komunitete në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, Bashkim Krasniqi, i cili ka ndarë eksperiencën e tij dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet çdo ditë komuniteti egjiptian dhe komunitetet tjera në Fushë Kosovës dhe jo vetëm.
Fillimisht, Berisha ka ligjëruar në vija të përgjithshme lidhur me kornizën ligjore dhe mbrojtjen e minoriteteve kundër diskriminimit. Në këtë kontekst, ka folur për raste të ndryshme të diskriminimit nëpër botë.
Po ashtu, ai folur për mjetet juridike të cilat mund t’i shfrytëzojnë komunitetet në rast se ndihen të diskriminuar gjatë realizimit të të drejtave të tyre.
Ndërsa pjesëmarrësit në këtë trajnim janë interesuar për hapat që mund t’i ndjekin në rast të diskriminimit të tyre çoftë në punësim, arsimim-shkollim, shëndetësi, etj.
Disa nga ta kanë ndarë përvojat e tyre në jetën e përditshme dhe vështirësitë që hasin në realizimin e të drejtave të tyre. Po ashtu ata janë ndarë të pakënaqur me mënyrën se si trajtohet komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, ku të gjithë i referohen si komuniteti RAE. Sipas tyre një referencë e tillë është e padrejtë sepse këto komunitet kanë dallime në mes vetë, ndonëse bashkëjetesa është në rregull.
Sikurse në sesionin e parë të trajnimit edhe kësaj radhe, pjesëmarrësit kanë thënë se kanë nevojë për organizimin e trajnimeve profesionale. Në këtë kontekst, ata kanë kërkuar përkrahjen e institucioneve. /Scanner/