Të mërkurën, në Sallën e Kulturës në Drenas, u mbajt edicioni i radhës i manifestimit tradicional letrar “Sofra Poetike – Ymer Elshani” 2025, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”.
Kjo ngjarje kulturore u zhvillua në shënim të 26-vjetorit të rënies së shkrimtarit Ymer Elshani, një figurë e shquar e letërsisë shqipe dhe arsimit.
Në manifestim morën pjesë: i autorizuari i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Petrit Sinani, drejtorë komunal, shkrimtarë e krijues, Teuta Elshani – e bija e shkrimtarit, përfaqësues të shkollave, mësimdhënës, nxënës dhe familjarë.
Petrit Sinani kujtoi zanafillën e manifestimit:
“Në vitin 1994, në fshatin Tërstenik, u mbajt takimi i parë i shkrimtarëve, ku u vendos që ky manifestim të quhet ‘Sofra Poetike’. Që nga atëherë, u krijua një traditë që tubon poetët dhe shkrimtarët nga të gjitha trevat e Kosovës, për të nderuar fjalën, artin dhe trashëgiminë tonë kulturore. Çmimi special – ‘Sofra Drenicase’ – simbolizon këtë trashëgimi, përmes një punimi në miniaturë të realizuar enkas për këtë ngjarje.”
Historikun e Sofrës Poetike dhe jetën e shkrimtarit të ndjerë Ymer Elshani e prezantoi Ibrahim Kadriu, përfaqësues i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”.
Nxënësit e Sh.F.M.U. “Rasim Kiçina” u prezantuan me krijimet e tyre letrare, si:
• 17 prilli – Anisa Veliu
• Fjala ime – Xheneta Xhemajli
• Për ty që shkrove – Alisa Xhekaj
• Udhëtim i diturisë – Eda Mula
• Zëri i nxënësve – Sofije Halilaj
• Librat – dritare drejt botës – Erblin Islami
• Heshtja që flet – Loresa Salihu
Nga mbi 70 punime të paraqitura, u përzgjodhën dhe u lexuan 14 poezi para të pranishmëve. Vlerësimin e punimeve e bëri komisioni profesional i përbërë nga:
• Rinore Veliu-Zymeri (kryetare)
• Sheremet Prokshi
• Sadbere Uka
Fituesit e çmimeve të edicionit 2025:
• Vendi i parë: “Elegji për 1432 engjëj” – Shifra “Nositi” – Ramë Oraca
• Vendi i dytë: “Vargjet e tua janë përjetësi” – Shifra “Poeti i Lirisë” – Hazir Luta
• Vendi i tretë: “Prilli akoma loton” – Shifra “8891” – Adelina R. Qarkaj
Çmimi për talentet e rinj:
• “Kosovë, bijë e stuhive dhe diellit” – Shifra “Bija jote Kosovë” – Mimoza Zymeri (Mitrovicë)
Çmimi special “Sofra Poetike – Ymer Elshani” 2025:
• Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”
(përfaqësuar nga: Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Jonuz Fetahaj, Skënder Zogaj, Riza Greiçevci, Berat Batiu)
Ky manifestim edhe këtë vit dëshmoi se Drenasi mbetet një vatër e gjallë e kulturës dhe letërsisë shqiptare, duke ofruar hapësirë për afirmimin e talenteve të reja dhe kultivimin e vlerave të qëndrueshme artistike.