Në Katedralen në Prishtinë është mbajtur mesha solemne me rastin e Krishtlindjes.
Aty ishin një numër jo i vogël i pjesëmarrësve.
Në fillim, lexoheshin vargje nga bibla, kishte këngë, dhe kryheshin lutje.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, nuk u lut vetëm për besimtarët por edhe për ata që nuk i përkasin besimit që ai thërret, por që kanë kryer ndonjë vepër humane.
Tutje ai tha se e edhe Zoti lavdëron kontributin e njeriut ndaj atdheut.
Në meshë mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, së bashku me bashkëshorten e tij.
Aty Gjergji kërkoi nga të pranishmit të përshëndesin njëri tjetrin për dore për të dhënë kështu shenjën e paqes, kërkesë kjo që u zbatua nga të pranishmit.