0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, Dodë Gjergji thotë se Zoti lavdëron kontributin e njeriut ndaj atdheut

- Advertisement -

Në Katedralen në Prishtinë është mbajtur mesha solemne me rastin e Krishtlindjes.

Aty ishin një numër jo i vogël i pjesëmarrësve.

Në fillim, lexoheshin vargje nga bibla, kishte këngë, dhe kryheshin lutje.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, nuk u lut vetëm për besimtarët por edhe për ata që nuk i përkasin besimit që ai thërret, por që kanë kryer ndonjë vepër humane.

Tutje ai tha se e edhe Zoti lavdëron kontributin e njeriut ndaj atdheut.

Në meshë mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, së bashku me bashkëshorten e tij.

Aty Gjergji kërkoi nga të pranishmit të përshëndesin njëri tjetrin për dore për të dhënë kështu shenjën e paqes, kërkesë kjo që u zbatua nga të pranishmit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit