22.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Mbahet Kuvendi i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit me themelues dhe delegatë

- Advertisement -

Në selinë e FFK-së është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, me pjesëmarrjen e themeluesve dhe delegatëve të tij.

Me këtë rast u aprovua me unanimitet statuti dhe aktet normative të LRF Gjilanit, ku themelues është FFK, bashkë me anëtarët e regjionit.

Kësisoj, u hap rruga për të kompletuar dokumentet e shkollave dhe klubeve për licencim dhe për vërtetime të sponsorizimit.

Pas dorëheqjes së Malazog Hoxhës nga pozita e kryetarit të LRF Gjilanit, është hapur rruga për të mbajtur zgjedhjet e reja në këtë regjion, e ku do të zgjidhen të gjitha organet.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi autorizoi Jetullah Arifin, sekretar i LRF Gjilanit, administratorin Liridon Poreshtica dhe Armend Misinin, komisar i garave që të kujdesen për mbledhjen e dokumentacionit të klubeve dhe OJQ-ve deri në zgjedhjen e organeve të reja.

Gjatë punimeve të këtij Kuvendi delegatët u zotuan se shumë shpejt LRF Gjilani do të ketë kryetar dhe bord të ri, por edhe administratë funksionale.

Të ngjashme

Të fundit