3.6 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

MB: Kosova qëndron fuqishëm përkrahë NATO-s në krizën mes Ukrainës dhe Rusisë

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një komunikatë për media, përmes të cilës ka njoftuar se po përcjellë me vëmendje maksimale zhvillimet e fundit dhe veprimet aktuale të Rusisë kundër Ukrainës, vendeve të krahut lindor të NATO-s, si dhe aktivitetet hibride që Rusia zhvillon në rajonin e Ballkanit Perëndimor, njofton Scanner.

“Aktivitetet e luftës hibride, në rajonin tonë, Rusia përmes Serbisë, i realizon në vazhdimësi me luftën politike me metoda jokonvencionale destabilizuese të ndërthurura me aktivitete asimetrike siç janë sulmet kibernetike dhe ato përmes lajmeve të rreme (fake news)”, thuhet në njoftim.

Prandaj, kërkojmë vëmendje të shtuar të autoriteteve politike dhe ushtarake të NATO-s përmes Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) në rajonin tonë, për të pamundësuar kështu ndikimin dhe influencën e qarqeve destabilizuese ruso –serbe të mbështetura edhe nga qarqet kineze në rajon.

“Zhvillimet e shpeshta në kufirin Kosovë – Serbi dhe provokimet nga ushtria serbe, i vlerësojmë kërcënim shumë serioz dhe duhet të adresohen fuqishëm politikisht nga Bashkimi Evropian dhe me veprime e qëndrime konkrete nga NATO , respektivisht Komanda e Forcës së Bashkuar në Napoli (JFCNP) përmes operacionit KFOR në Kosovë.

Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë NATO-s të udhëhequra nga SHBA, në interes të mbrojtjes së vlerave euroatlantike dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global”, përfundon komunikata./Scanner/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit