Kryetari i Shoqatës ESNAF , z. Varis Xhejlani, priti në takim z. Sami Mazreku nga kompania Peregrin Accounting & Consulting.
Takimi u fokusua në bashkëpunimin për mbështetjen e bizneseve lokale në fushën e kontabilitetit dhe konsulencës financiare.
Të dy palët shprehën gatishmëri për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që synojnë fuqizimin e zejtarëve dhe anëtarëve të shoqatës.
Shoqata Esnaf vazhdon të ndërtojë partneritete që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal.