Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku thotë se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak nuk ka avokuar as më herët as tani, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Mazrekut, rasti i njëjtë është edhe te shefi i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrell.
“Ne kemi përshembull Lajçakun i cili ka qenë ministër i Jashtëm i Sllovakisë. As aktualisht, por as në të kaluarën nuk ka avokuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Përderisa ai është esencialisht i involvum në atë që quhet politikë të jashtme e BE-së, e që kjo politika e jashtme e BE-së provon ta bëjë BE-në faktor global…në qoftë se BE-ja nuk ka kapacitet me i zgjidh problemet evropiane, përkatësisht çështjeve evropiane me iu dhënë zgjidhje evropiane, atëherë si mund të sillet BE-ja si faktor global. Njëjtë është rasti edhe i Borrellit, që ne nuk shohim qëndrim të tyre, në funksion të avokimit, përkatësisht të avancimit të njohjes së Kosovës në vendet nga këta vijnë. Sepse ministrat e Jashtëm ose ish-ministrat e Jashtëm, ata janë elemente shumë të rëndësishme në politikat e jashtme të shteteve nga vijnë”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.
“Prandaj këto janë disa prej elementeve që politika e jashtme te na duhet me i pa edhe me i përdor në funksion të qëllimeve të saj”, shtoi ai.