Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka uruar Presidentes Vjosa Osmani, ditën e pavarësisë.
“Me rastin e Festës Kombëtare, dëshiroj t’ju dërgoj urime të përzemërta në emër të popullit italian dhe emrin tim” ka thënë ai në letrën dërguar Presidentes, shkruan lajmi.net
Mattarella theksoi se Kosova e ka mbështetjen e Italisë, gjatë rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian.
Gjithsesi ai shtoi se për të arritur rezultatin e dëshiruar, duhet të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë.
“Duke ju konfirmuar se Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës në konsolidimin e institucioneve të saj demokratike dhe sigurinë e saj- edhe përmes pjesëmarrjes sonë në misionin e KFOR-it – edhe një here ju përcjell urimet më të ngrohta për mirëqenien tuaj dhe prospektin e popullit mik kosovar”, përfundoi ai.