-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Matoshi: Sjellje prej banditi e zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi

- Advertisement -

Analisti politik Halil Matoshi e ka vlerësuar si “sjellje prej banditi” veprimin e zëvëndëskryeministrit Bensik Bislimi, pasi ky i fundit nuk u ngrit në këmbë kur u intonua himin i Kosovës.

“Vendet që nuk kanë kapacitete për vëndosjën e shtetit ligjor (zbatimin e ligjeve burimore dhe të adoptuara nga Konventat Ndërkombëtare) cilësohen shtete të dështuara (failed state) dhe Kosova, për aq kohë sa 51% e zgjedhësve e miratojnë në heshtje aktin joetik të Bislimit, do të jetë shtet i dështuar “, ka shkruar ndër të tjera Matoshi.

Postimi i plotë i Halil Matoshit:

Luje bythën zëvendëskryeministër!

1.
Shqiptarët kosovarë kanë një qasje dubioze ndaj Atdheut, sepse në themele të dijeve të tyre humanistike qëndron brutalisht qasja nacionaliste – si deklaratë politike – që gërryen legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit.

2.
Në fund, mosdijen, arrogancën dhe raportin brutal ndaj konstiucionit (refuzimin e respektimit të ligjeve) e ilustron sjellja prej banditi e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili, sëfundi, nuk e luajti bythën kur u intonua himni kombëtar i Kosovës, në një event sportiv ku ishte i pranishëm!

3.
Vendet që nuk kanë kapacitete për vëndosjën e shtetit ligjor (zbatimin e ligjeve burimore dhe të adoptuara nga Konventat Ndërkombëtare) cilësohen shtete të dështuara (failed state) dhe Kosova, për aq kohë sa 51% e zgjedhësve e miratojnë në heshtje aktin joetik të Bislimit, do të jetë shtet i dështuar.
Në këtë rrethanor e ka vënë bastin e saj Serbia.

(Ma shumë lexoni sot në gazetën Express kolumnën tème “Padije dhe mashtrim”)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3056818321289760&id=100008848660199&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit