Home Lajme Matoshi: Qeveria Kurti po këqyrë me mësu Amerikën e krejt dynjanë se Serbia qenka fajtore

Matoshi: Qeveria Kurti po këqyrë me mësu Amerikën e krejt dynjanë se Serbia qenka fajtore

0
Matoshi: Qeveria Kurti po këqyrë me mësu Amerikën e krejt dynjanë se Serbia qenka fajtore

Halil Matoshi, analist i përhershëm në Kanal 10, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe vartësit të tij të parë, Besnik Bislimit.

Z. Matoshi i ka quajtur deklaratën e këtij të fundit si skandaloze, ndërsa sipas analisti Kurti e Bislimi me deklaratat e tyre u dukën “shumë jashtë lojës”.

“Padyshim që është një urdhër politik i Vuçiqit, ai i kapi e ai i liroi. Problemi është që Amerika ka ndërhyrë. Dhe në në vend se me i falenderu aleatët tanë, qeveritarët tanë këqyrin me mësu Amerikën e krejt dynjanën se Serbia na qenka fajtore. Serbia është fajtore, e dinë perëndimi e Amerika sepse e nëshkuan me bomba në 99-ën. Qortimi amerikan vjen me bomba, e jo përmes pallavrave.” – deklaroi Matoshi në Politiko, transmeton Gazeta 10.

Exit mobile version